Opozita kërkon të mos lehen dykuptimësi në çfarëdo marrëveshje
Partitë opozitare ende nuk i besojnë dokumetit të cilin e ka zbardhur qeveria e Kosovës për krijimin e Asociacionit të ri të komunave në të cilën ka dhënë vërejtjet konkrete duke i korigjuar disa pjesë të tyre. Ato insistojnë që në këtë dokument të hiqen termet që lënë dy kuptimësi dhe interpretime të ndryshme për njërën dhe palën tjetër. Ditë më parë qeveria përmes zyrtarëve të saj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka zbardhur dokumentin e paraqitur para palëve të përfaqsueses së lartë të BE, Ketrin Eshton me cka edhe konfimohet ekzistenca e dokumentit. Ata kanë ofruar para deputetëve përmirësimin e dokumentit. Për Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se ky përmirësim i dokumentit nuk është substancial dhe shumë i vogël. “Dokumenti duhet me qenë sa më eksplicit në mënyrë që të mos lejohet dykuptimsi. Ndërsa tendenca është që dokumenti të lexohet nga palët në mënyrën e vet, në mënyrë që që të arrihet një marrëveshje ndërsa implementimi pastaj varet krejt nga interpretimi”, tha Haziri. Ai vlerësoi se dokumenti aktual e ka ruajtur frymën e Rezolutës derisa më tutje presin që 2 prilli ta qartësoj realisht të drejtat e Asociacionit të komunave, që nëse quhet bashkësi a asociacion. “Kur është vendosur krijimi i Asociacionit të komunave të Kosovës, është bërë për shkak të termit në mënyrë që të pranohen nga të gjitha palët. “Ky ka qenë qëllimi kryesor dhe përfundimisht pas 12 viteve serbët prap po kthejnë në pikën zero. Kjo është ajo që vërehet. Më e rëndësishme se si quhet asociacioni apo bashkësi, është se cfarë kompetencash dhe detyrash kanë. Ai nuk ka përjashtuar mundësin që të imponohet një dokument që të lexohet në dykuptimësi, Beogradi të lexoj ndryshe dhe Kosova ta lexon ndryshe. “Në implementim është e rëndësishme që të mos të lejohet marrja e atributeve shteëtërore dhe të mos lejohet krijimi i shtrsesës së tretë të pushtetit. Kjo është ajo preventiva kryesore që të mos lejohet në asnjë mënyrë krijimi i shtresës së tretë të pushtetit sepse de fakto e ndan Kosovën dhe mbi të gjitha të mos lejohet ushtrimi i detyrave që kanë atribute shtetërore sic janë policia, gjykatat, doganat dhe kërkesat që i kanë primare”, tha Haziri.Ndërsa Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës thotë se dokumenti duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në aktet më të larta ligjore dhe poashtu korigjimet që do të bëhen duhet të jenë shumë përmbajtësore në mënyrë që dokumenti i fundit duhet të ratifikohet në parlamentin e Kosovës. “Ka edhe më tutje mundësi për vërejtje për arsye se është lënë dykuptimësia prandaj eksluzvisht duhet të bëhet pastrimi i dokumentit në mënyrë që asnjë dyshim të mos mbetet në formulimet të cilat duhet të jenë të bazuara në vullnetin politik të popullit të Kosovës”, tha Isufi.
Alma Lama nga kjo lëvizje konsideron se ajo cfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës që është pakoja e Ahtisarit lidhur me pushtetin lokal, është maksimumi që mund ti jepet pushteti lokal me shumicë serbe. “Nuk bënë që të përzihen kompetenca në mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror. Në momentin që ka interferime atëher ka bllokime dhe jo funksionalitet. Edhe ky dokument krijon mundësin për bllokime nga më të ndryshme dhe për nivelin e mesëm të pushtetit. Kosova ka nivelin qendror dhe niveli lokal i vetqeverisjes ku komunat kanë kompetenca për arsim, shendetësi, rrugët etj por nuk mund të kenë për siguri, nuk ka asnjë vend i evropës për siguri dhe mbledhjen e parave nga doganat”, tha Lama/ I.KRASNIQI/ standardi.info