Në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura
Partitë politike në Kosovë janë marrë vesh që në zgjedhjet e ardhshme listat zgjedhore të jenë të hapura dhe që qytetarët të mund të votojnë për ata kandidatë që mendojnë se do t’i përmbushin pritjet e tyre.
Si raporton KTV-ja, partitë politike janë marrë vesh edhe për pragun e hyrjes në parlament. Sa i përket kandidatëve të pavarur për deputetë, ata duhet të fitojnë minimum 3 për qind të votave, kurse për partitë politike që duan të hyjnë në parlament censusi mbetet i njëjtë – 5 për qind. Për koalicionet parazgjedhore, ndërkaq, pragu zgjedhor do të jetë 7 për qind./Indeksonline/