Kalo te lënda

LDK përgatitet për listë të përbashkët zgjedhore me LDD dhe dy krahët demokristian

403x30259430main_tresh-1364561225Parimi i kësaj është që do të respektohen rezultatet që partitë i kanë arritur në zgjedhjet nacionale të fundit Parimi i kësaj është që do të respektohen rezultatet që partitë i kanë arritur në zgjedhjet nacionale të fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani u ka ofruar disa partive të spektrit të qendrës së djathtë, siç është LDD-ja, partive demokristiane, asaj Nacional Demokratike Shqiptare, për t’iu qasë bashkërisht zgjedhjeve të ardhshme. Lidhja Demokratike e Dardanisë ka kërkuar 30 vende në listën e përbashkët për zgjedhjet e ardhshme nacionale, kjo duket e prapranueshme për LDK. Vetë kreu i LDK Isa Mustafa tha se parim i këtij bashkëpunimi do të jetë respektimi i veçorive dhe i subjektivitetit të këtyre partive dhe peshës së tyre politike në harmoni me rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit parlamentare. “Ne nuk flasim për shkrirje, jemi për respektimin e parimit, që ne të respektojmë veqorit e të gjitha subjekteve politike dhe të LDD, subjektivitetin e LDD, por të shohim mundësit që bashkarisht të futemi në zgjedhjet e ardhshme. Parimi i kësaj është që do të respektohen rezultatet që partitë i kanë arritur në zgjedhjet nacionale të fundit”, tha Mustafa duke shtuar se kjo do të jetë bazë e marrëveshjeve të tyre. Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës ka intensifikuar aktivitetin e saj me degët e LDK-së në terren, me qëllim që të identifikojë kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë të Kuvendeve Komunale. LDK-ja konsideron se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në pjesën e dytë të shtatorit të këtij viti ose më së largu në fillim të muajit tetor, në mënyrë që procesi të zhvillohet në ditë të zgjatur dhe në mot të mirë në të dy raundet. “LDK konsideron se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në vjeshtën e këtij viti në pjesën e dytë të shtatorit apo me fillimin e muajit tetor në mënyrë që zgjedhjet të mbahen gjatë periudhës kohore e cila mundëson kushte artmosferike dhe mundëson që ato të zhvillohen në dritë si në raundin e parë edhe të dytin”, tha Mustafa. Lidhja Demokratike e Kosovës, scaroi më tej Mustafa së bashku me subjektet e tjera, po punon për përmbylljen e çështjeve të hapura të reformës zgjedhore. LDK-ja angazhohet që sistemi zgjedhor të jetë sa më i thjeshtë, por njëherit edhe të ofrojë mundësi që votuesit të ushtrojnë rol vendimtar në zgjedhjen e deputetëve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. LDK-ja angazhohet që procesi zgjedhor të jetë fer, i drejtë dhe demokratik. “Ne angazhohemi që sistemi zgjedhor të jetë sa më i thjeshtë por njëherit edhe të ofrojë mundësin që votueesi të ushtroj ndikim të drejtpërdrejt në zgjedhjen e deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës. LDK angazhohet që procesi zgjedhor të jetë fer, i drejtë demokratik, ndërsa ndryshimet e pushtetit të bëhen në mënyrë demokratike me votën e lirë të qytetarëve”, tha Mustafa.Sipas tij për këtë process është i nevojshëm pastrimi i listave zgjedhore dhe të sigurohen vëzhgues ndërkombëtar të cilët do të vëzhgonin zgjedhjet në mënyrë që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të jenë valide dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik të Kosovës./IKRASNIQI/standardi.info

Lini një koment