Kuvendi, debaton për gjendjen ekonomike në vend
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një debat parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në vazhdim do të shqyrtohet Raporti i performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2011, kurse në përfundim të seancës do të zgjidhet një anëtar i Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media./Indeksonline/