Kurti: S’ka normalizim marrëdhëniesh me një Serbi jonormale
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, theksoi se me bisedimet e Brukselit po ndodh normalizim i marrëdhënieve mes Thaçit e Daciqit, por jo normalizim raportesh ne mes të Kosovës dhe Serbisë.Ai theksoi se Kosova ka hyrë ne këto bisedime pa koncept të qartë, pa qëndrime të parimeve shtetërore dhe e pabarabartë. “Është e dhimbshme për Kosovën ajo qe do të ndodh me 2 prill, e quajtur si marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, sepse shtetit tonë po i imponohet modeli dy etnik i profilit shtetëror. Asociacioni serb nuk do të quhet Republika Srpska e as autonomi, po de fakto do të jetë e njëjte”, theksoi Kurti ne një intervistë për RTK, duke shtuar se duke biseduar për problemet e brendshme të Kosovës, veriu ka humbur ekuilibrin e pjesës integrale, ngase tashmë kjo pjesë po behet një problem i dy shteteve fqinje mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Kosova është dashur t’i kushtëzojë pesë parime gjatë bisedimeve: 1. Fillimisht Serbia të shfuqizojë Kushtetutën Hegjemoniste qe e mban Kosovën pjesë të saj; 2. Të ndalojë financimin e strukturave kriminale ne veri; 3. Serbia ti kapë dhe të dënohen kriminelët e luftës si dhe ti kthejë dosjet e këtyre kriminelëve; 4. T’i kthejë të zhdukurit dhe të distancohet nga e kaluara si dhe të njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Pas gjithë këtyre, bisedimet do të ishin të vlefshme dhe të barabarta. Ndryshe, normalizimi i marrëdhënieve me një Serbi jo normale nuk do të ndodh kurrë, por do të hapen kohë pas kohe, probleme të reja të cilat do ti bartim si barrë edhe ne një kohë te gjatë, tha Kurti./R.B.