Kalo te lënda

Kuçi: Presim të respektohen vërejtjet tona

f_0329093859861_mZëvendëskryeministri Hajdredin Kuçi, ka thënë se Kosova pret që vërejtjet e bëra ndaj disa formulimeve në draft dokumentin e BE-së, të cilin e ka siguruar “Epoka e re”, të merren parasysh.

Kuçi ka deklaruar për “Epokën e re”, se vërejtjet që i ka bërë Kosova janë të argumentueshme.

Ndërkaq një burim brenda Qeverisë së Kosovës, në kushte anominitetit i ka thënë gazetës se në takimin e 2 prillit mund të ketë marrëveshje vetëm nëse merr pjesë presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic apo zëvendëskryeministri Aleksandër Vucic.

I njëjti burim ka vlerësuar se vetëm Dacic është i pafuqishëm për të arritur marrëveshjen e pritur.

Lini një koment