Kalo te lënda

“Kosovë apo BE – dilema e Faustit”

f_0329185143299_mDitorja vjenezë Der Standard vlerëson se “çështja e Kosovës” për Serbinë është bërë dilemë nacionale, duke shtuar se kjo shprehet më së miri me deklaratën e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vucic, kur flet për “11 ditët e ferrit” në mes të raundit të shtatë dhe të tetë të dialogut me Prishtinën.

“Kur Vucic flet rreth dialogut, kjo tingëllon si një dilemë nga ‘Fausti’, si dy shpirtra që jetojnë në një trup, e që duan të ndahen nga njëri-tjetri. Njëra synon të ardhmen, BE-në, e tjera të qëndrojë në Kosovë… Këto dy gjëra – po bëhet qartë në Beograd – nuk mund të fitohen”, shkruan ditorja.

Brukseli nga Beogradi tani nuk kërkon njohjen e Kosovës, por procesi i integrimit evropian – nga ana e Perëndimit në lidhje me koncesionet serbe – konsolidojnë de facto pavarësinë e Kosovës.

Standard shkruan se “pengu” më i madh në dialog është shpërbërja e strukturave paralele të financuara nga Beogradi në veri të Kosovës. Ndërsa, shton se Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar nga Vucici që të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të dialogut, duke theksuar se ai është figura kryesore e Serbisë dhe se vetëm ai e ka autoritetin e nevojshëm për të zgjidhur dilemën në frymën evropiane. /Telegrafi/

Lini një koment