Kacin: Prishtina dhe Beogradi marrëveshje historike
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se negociatat midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë rënë në qorrsokak dhe pavarësisht përshtypjes momentale, është e mundur që të arrihet shumë më shumë nga ajo që deri më tani është arritur në dialog.“Thellësisht jam i bindur dhe gëzohem për marrëveshjen historike, e cila do të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, sepse kjo nuk është vetëm suksesi i tyre, por do të jetë kundërshtim i madh edhe për tërë rajonin. Kjo do të jetë porosia më e fuqishme, e cila do të duhet t’i zgjojë Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Maqedoninë”, ka theksuar Kacin për agjencinë Anadollia.
Duke folur për vazhdimin e dialogut më 2 prill, Kacin kujtoi se ekipi i Kosovës në krye me Hashim Thaçin në negociatat e deritanishme në Bruksel ka ardhur në përbërje të plotë.
Ai vuri në pah se është shumë i rëndësishëm dialogu mes zëvendëskryeministrave Sllobodan Petroviq nga Kosova dhe Aleksandar Vuçiq nga Serbia, i cili do të ketë rëndësi simbolike dhe historike./standardi.info