Kalo te lënda

Izbicë, përkujtohen 150 civilët e masakruar para 14 viteve

fotoMe një tubim përkujtimor, në Izbicë të Komunës së Skenderajt u përkujtua masakra, të cilën forcat serbe e kishin kryer mbi popullatën civile të strehuar në Izbicë e fshatrat perreth.

Me këtë rast qenë vrarë rreth 150 civilë moshash të ndryshme, të cilët pasi ishin varrosur, forcat serbe i kishin zhvarrosur ata dhe i kishin tretur në drejtime të ndryshme, deri edhe në Serbi.

Rrëfimim lidhur me masakrën e Izbicës e paraqiti Xhavit Aliu. Ai tha se 28 Marsi i vitit 1999 ёshtё ngjarje e dhimbshme, por krenare dhe e lavdishme që hyri pёrgjithmonё nё faqet më të ndritura të historisë së re të Kosovës.

“13 vjet më parë, këtu nё Izbicёn heroike, nga kriminelët serbë u vranë dhe u masakruan rreth 150 shqiptarë të pafajshëm, ngjarje që tronditi botën e qytetëruar, duke lëvizur mekanizmat ndёrkombёtar për t’i dhёnё fund barbarisë serbe dhe për t’i hapur rrugë aspiratës së popullit tonë heroik për liri dhe pavarësi. Bishës vrastare, sa mё shumё i afrohej fundi, aq mё shumё mundohej qё tё merrte jetёra njerёzish tё pafajshёm. Nё datat 25, 26, 27 mars tё vitit 1999, UÇK-ja bёri rezistencё heroike”.

Të rёnёt nё Masakrёn e Izbicёs, ishin nga fshati Izbicë, dhe fshatrat përreth, si: Leçinë, Burojë, Vajnik, Kllodernicë, Osdrim, Pemishtë, Shpat, Kërnicë, etj.

Edhe pas 14 vjetësh, ende nuk janë kthyer eshtrat e të gjithë të rёnёve nё Masakrёn e Izbicёs.

Nënkryetari i Komunës Fadil Nura paraqiti një fjalë rasti në të cilën veç të tjerash tha se ” Sot, 14 vjet pas, kemi ardhur në vendin e tmerrit të paparë që ndodhi më 29 mars 1999, vendin ku pa asnjë mëshirë barbarët serbë po zbraznin mllefin e tyre të sëmurë, për t’i shkaktuar kështu mizerie dhe dhembje të pafund popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur shqiptar. Në pamundësi që t’i përgjigjeshin në mënyrë prporcionale pushkëve të lirisë, në duart e djemve të zgjedhur të kombit, ata kishin vendosur që të shfrynin shovinizmin dhe urrejtjen mbi civilë të paarmatosur, të cilët ia kishin mësyrë Izbicës, si një vend i shpresës për shpëtim” , tha nder te tjera Nura.

Tubimin përkujtimor e përshëndeten edhe familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës dhe i ftoi për qëndresë të gjithë ata që kanë dhënë më të dashurit e tyre për idealin e lirisë. “Falë këtij gjaku të njomë, të derdhur nga bijtë dhe bijat më të mira të popullit, ne sot e kemi këtë liri që po e gëzojmë.

Tubimit iu drejtuan edhe shoqatat e dala nga lufta.

Lini një koment