Kalo te lënda

Flasin për rrëzimin e Thaçit

fotoMocioni për rrëzimin e Qeverisë së Hashim Thaçit vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti nuk po i ndal aktivitetet në këtë drejtim. Pas takimit me kreun e LDK-së Isa Mustafa, ai është takuar edhe me atë të AAK-së, Ramush Haradinaj. Por, asnjëri nuk i ka dhënë mbështetje në realizimin e qëllimit të tij.

Kurti i është drejtuar për ndihmë edhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili hapur kohët e fundit e ka luajtur rolin e opozitarit. Pikërisht këto qëndrime të Krasniqit, sipas Kurtit, e kanë shtyrë atë që t’i bashkërendojë aktivitetet edhe me ish -sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, shkruan Tribuna.

“Kryeparlamentari e ka luajtur funksionin e opozitës brenda pozitës që ka qenë në rang të opozitës, e nganjëherë edhe më shumë se aq”, ka thënë Kurti. Krasniqi, sipas tij, ka mundësi por edhe përgjegjësi që të kontribuojë në ndaljen proceseve negative. Ai ka vlerësuar se Krasniqi është figurë ideale për të kontribuar në këtë drejtim, pasi, sipas tij, e kaluara e tij është e pastër për dallim nga bashkëpartiakët tjerë./Indeksonline/

Lini një koment