Kalo te lënda

Beyonce mbështet martesat e të njëjtës gjini

byonce-obama-590x350Ndërsa Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka nisur debatin mbi mundësinë e lejimit ligjorë të martesave të së njëjtës gjini, Beyonce ka shprehu të gjithë mbështetjen e saj për kauzën e komunitetit “LBGT”,në një postim në Facebook.

“Kushdo duhet të martohet me atë që do. Kushdo duhet të jetë në gjëndje që të vendosë një unazë në gisht”,tha 31 vjecarja,përpara se të shtonte:” Të bashkuar për barazinë e martesës. Ka ardhur koha”.

Në vetëm pak orë, komuniteti i këngëtares së martuar me reperin Jay Z dhe tashmë me një vajzë të tyre 1-vjecare,fitoji mbi 120 mijë pëlqime dhe u shpërnda 35 mijë herë nga përdoruesit e rrjetit shoqëror,transmeton Top Channel.

Beyonce,e cila këndoji himnin amerikan në betimin e marrjes së mandatit të dytë të Obamës,duket se po ecën në një linjë më presidentin, i cili është shëndërruar në një prej përkrahësve më të mëdhej të martesave të së njëjtës gjini në SHBA.

Lini një koment