Kalo te lënda

Dëshirat e fundit të 14 vjeçares (Video)

Kur 14 vjeqarja Kately Norman mësoi se vuan nga kanceri i eshtrave dhe mjekët i treguan se nuk kishte edhe shumë jetë, ajo e përpiloi një listë me dëshirat e saj të fundit të cilat do të dëshironte t’i realizonte para se të vdiste.

Një vallëzim valsi, një puthje të fundit dhe një shoqërim për në mbrëmjen e maturës, ishte e gjitha që kishte dëshiruar adoleshentja nga Tennessee.

Një listë më e gjatë e dëshirave të saj përfshinte edhe mësimin e ngasjes së veturës dhe kalimi i një dite me secilin nga tre vëllezërit dhe motrat e saj.

Për plotësimin e dëshirave të fundit të saj u mblodhën miqtë e saj të klasës pas lajmërimit nga ana e mjekëve se gjendja e saj ishte përkeqësuar pas vuajtjes 2 vjeçare nga kanceri i eshtrave, transmeton KP.

Mjekët kishin lajmëruar miqtë dhe familjarët se ata tashmë nuk do të mund të bënin asgjë për shëndetin e Katelyn dhe se më e mira do të ishte që ajo mos të lodhej nga ilaçet e shumta dhe të kalonte e qetë momentet e saj të fundit.

Dhomën e spitalit ku 14 vjeçarja qëndronte, miqtë e klasës së saj e kishin zbukuruar me balona, kishin zgjedhur muzikë dhe i kishin sjellë fustanin e mbrëmjes së maturës për të, duke i plotësuar dëshirën që ajo e kishte shprehur më parë.

Vajza e cila ka luftuar që një kohë të gjatë me një lloj kanceri agresiv të kockave u pa që ishte e lumtur pas kësaj befasie të bërë nga shokët e klasës.

Kurse për ta bërë këtë lumturi akoma më të madhe për Katelyn, jashtë spitalit ishin mbledhur dhjetëra njerëz të cilët u rrethuan dhe bënë një formë zemre, për të treguar dashurinë që ata kanë ndjerë për të.

Historia e saj është bërë aq prekëse për të gjithë sa që është përhapur nëpër të gjitha rrjetet sociale, kurse Kristi Buncker nga Karolina e Jugut ka hapur një faqe për mbledhjen e fondeve në mënyrë që familja të mund t’i përballojë shpenzimet për t’i kryer dëshirat e saj të fundit.

Nëna e Katelyn, Erica Nelson tha se ata po shpresojnë shumë që të përfundojnë shumë aktivitete të nisura përderisa vogëlushja ende do të jetë në gjendje t’i shijojë ato.

Ajo ka pasur tri transplante të kockave, operacione të ligamenteve e operacione të tjera, por të gjitha këto kanë dështuar që ta evitojnë sëmundjen dhe si pasojë ajo është në ditët e saj të fundit të jetës të cilat është duke i shijuar deri në maksimum./Telegrafi/
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=_jCmP_CQnpc

Lini një koment