Stankovic nuk e jep Preshevën..Ky flet për fshisa, liderët e Luginës për lisa
Sipas zëdhënësit të qeverisë serbe për Luginën e Preshevës Zoran Stankovic, ndryshe shef i Trupit kooridnues për PBM ka dekalruar se “konsituimi i komunave nuk ishte një temë e diskutimit gjatë takimit të fundit me liderët politikë shqiptarë e as njëherë..Me ta bile është biseduar për kërkesa që kanë të bëjnë për integrimin e shqiptarëve në sisrmein shtetëror dhe institucionet publike. “, shkruajnë emdiat serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Preshjeva Jonë”
Ai tha se Trupi koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në takimin e fundit më 25 shkurt në Buanoc nuk ka marrë kërkesa nga liderët politikë shqiptarë, të cilat janë të lidhura me përmirësimin e statusit. Por, sipas tij, këto kërkesa kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës, shkrimit, simboleve kombëtare, infrastrukturë, edukimi fillojnë prodhimin dhe integrimin e shqiptarëve në institucionet publike.
Seanca e jashtëzakonshme e këshilltarëve shqiptare të tre kuvendeve në Luginën e Preshevës nga i cili tubim përforcuan qëndrimet e palës shqiptare (përmes dokumentit “masa urgjente për të trajtuar gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”) bashke me intervistën e liderit të LPD-së Jonuz Musliut për agjencinë e lajmeve “Prehseva Jonë” duket se e ka “nxehur” kryetarit e Trupit Koordinues për Medevjgë, Bujanoc dhe Preshevë Zoran Stankovic, sespe të ralla janë deklarat e zyrtareve serbë uikendeve.
Nga titulli i deklaratës së Stankvicit se”Nuk ka asnjë paralele të Serbisë jugore dhe Veriut të Kosovës” del se zëdhënësi i Serbisë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë Srankovic jo që nuke është i gatshëm të përmisoj situatën duke injoruar ket paralelizëm, por edhe nuk e jep ai Luginën e Preshevës.
“Në këtë kuptim, shqiptarët janë qytetarë të barabartë të këtij vendi – dhe se eshtë panevjojshme për të tërhequr një paralele, sepse kur hapen çështjen e veriut të Kosovës, në Serbinë jugore dëgjohen kërkesat e reja të udhëheqësve shqiptarë”, ka deklaruar shefi i Trupit koordinues për Medvejgë, Bujanoc dhe Preshevë Zoran Stankoviç.
Në Preshevë sipas Zoran Stankovic “anëtarët shqiptarë të Kuvendit nga Presheva, Bujanoca e Medvegja i kanë kërkuar qeverisë serbe që të marrin masa urgjente për të përmisuar problemet e shqiptarëve nga Serbia jugore.
Në një dokument të titulluar “masa urgjente për të trajtuar gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës” kërkohet zgjidhje të cështjes së sigurisë, çështjet ekonomike, përdorimin e gjuhës, drejtshkrimit dhe simbolet, decentralizimin e gjyqësorit, çështjen e arsimit, shëndetit dhe kujdesit social. Disa nga udhëheqësit shqiptarë kanë thënë se kjo është bërë në modelin e komunitetit serb në veri të Kosovës, dhe se ata tani presin reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
“Angazhimi i Qeverisë së Serbisë për t’u marrë me këtë pjesë të Serbisë në rrugën e përmirësimit të kushteve të jetesës së institucionit në përputhje me ligjin, Kushtetutën, duke marrë parasysh konventat ndërkombëtare”, tha Stankoviç. Ai përsëriti se të gjitha të drejtat i gëojnë në vendin tonë, pra edhe ata nga komunitetit shqiptar.