Stanajn e vrau partneri i tij nga Kosova?
Biznesmeni shqiptar nga Podgorica, Anton Stanaj (42) i cili dje u vra në Sudan, sipas informacioneve jozyrtare është vrarë nga partneri i tij në biznes, një shqiptar nga Kosova, raportojnë mediat e Malit të Zi.
Stanaj, sipas të përditshmes malazeze “Vijesti”, është vrarë në hotel, pasi që sekretari e informoi që të kërkoj partner biznes për diskutime.
Thuhet se vrasësi i kishte borxh shumë para Stanajt.
Familja Stanaj i ka njoftuar mediat malazeze me një njoftim të shkurtër për vdekjen tragjike të anëtarit të tyre.
Stanaj në Sudan kishte kompani për prodhimin e cigareve, kurse në këtë vend u vendos pasi që Gjykata e Qarkut në Beograd para dy vitesh e dënoi me burg dhe gjobë prej 100.000 eurosh, për shkak të kontrabandës me cigare. Stanaj u lirua me kaucion prej 400.000 eurosh.
Kompania e Stanaj në Podgoricë, Rokshped, merret me cigare dhe vetura.