Kalo te lënda

Rrahje në derbin, ndërpritet ndeshja

fotoCA7WDJVWSërish dhunë në sportin e Kosovës. Dhuna e ka përfshirë derbin e madh kosovar në mes Sigal Prishtinës-Trepçës, takim ky ishte duke u zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Deri në periudhën e tretë, kur rezultati ishte 34-35, loja shkojë mjaft mirë, mirëpo në pesë minutëshin e fundit të çerekut të tretë disa tifozë prishtinas prishen imazhin e këtij derbi pasi që nisen të sulmojnë një numër të vogël të tifozëve mitrovicas, por tifozët e Sigal Prishtinës nuk kursyen as bankinë e mitrovicasve. Në këtë përleshje u involvuan edhe disa nga basketbollistët e të dy klubeve, raporton kosovapress.

Pas disa konsultimeve në mes delegatit të ndeshjes dhe gjyqtarëve si dhe drejtuesve të dy klubeve u vendos që ndeshja të ndërpritet. Duhet cekur se gjatë terë kësaj ndeshje “Plisat” nuk kursyen për asnjë moment fyerjet në adresë të mitrovicasve. Ky është një turp i madh për sportin tonë pikërisht në kohën kur ne po kërkojmë integrimin në rrafshin ndërkombëtar.

Lini një koment