Kalo te lënda

Për herë të dytë, Big Mama zmadhon buzët dhe i bën lifting fytyrës

thumb-312-200x300Ka udhëtuar përsëri në Turqi, por këtë radhë për një punë tjetër e jo për të realizuar ndonjë projekt muzikor. Vizita e Big Mamës në Stamboll kishte të bënte me zmadhimin e buzëve, si dhe një lifting të fytyrës. Ndonëse i kishte vënë vetes kusht që për një kohë të shkurtër me anë të një diete natyrale dhe ushtrime gjimnastikore në natyrë, të largonte dhe ata pak kilogramë të padëshiruar në trup, Big Mama kishte menduar që një rregullim estetik në fytyrën e saj nuk do të ishte keq, kështu që ajo bëhet femra e parë shqiptare e cila flet dhe pranon hapur ndërhyrjet që ka bërë deri më tani. Ajo është dhe një nga emrat e skenës që dëshiron ndryshime dhe freski, kështu që ka marrë rrugën për në Turqi te klinika e njohur botërore FBM, te kirurgu Hayati Akbas,, ku Bigu edhe më herët ka bërë disa ndërhyrje. Ndërkohë, ne mësojmë se pas kthimit nga Turqia, këngëtarja do të fillojë xhirimet e klipit të ri, këngë kjo e cila pretendohet të jetë një nga hitet e kësaj vere dhe ne po e presim.

Lini një koment