Më shumë i do shqiptarët e jugut se sa serbët e Kosovës
Shqiptarët në jug të Serbisë janë bashkatdhetarët e mi, ne jemi pjesë e të njëjtit vend dhe kjo është arsyeja pse unë nuk dua që asnjë qytetari të Serbisë t’i ndodhë ajo që po u ndodhë serbëve në Kosovë, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që të kenë statusin e njëjtë si serbët në veri të Kosovës.
Ai tha se shqiptarëve “u dëshiron jetë më të mirë se të serbëve në Kosovë” dhe se “shpreson se serbët e Kosovës do të jetojnë si shqiptarët në jug të Serbisë”.
“Shqiptarët nga Serbia e jugut u dëshiroj të jenë të kujdesshëm në atë që kërkojnë, sepse ajo lehtë mund t’ju realizohet. Vetëm ai që është qëllimkeq mund të dëshirojë të jetojë si serbët në Kosovë./Indeksonline/