Lushtaku takohet me Haxhiun e Gashin
Jo të gjithë anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje kanë qëndrim të njejtë karshi liderëve të PDK-së.
Ditë më parë dy deputetet e kësaj lëvizeje Albulena Haxhiu dhe Albana Gashi janë takuar me kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku.
Burime të Indeksonline kanë thënë se ky takim është zhvilluar në restaurantin “Marco Polo”, në Prishtinë.
Mirëpo, në Vetëvendosje e mohojnë kategorikisht një takim të tillë.
“Ky takim nuk është zhvilluar kurrë dhe as që zhvillohet ndonjëherë”, ka thënë sekretari I VV, Erzen Vraniqi.
Indeksonline ka provuar disa herë radhazi të kontaktoj edhe me kryetarin e Sami Lushtaku, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur./Indeksonline/