Gjithçka gati për Kosova International Fashion Week 2013
Edhe pak dite na ndajnë nga ngjarja më e madhe e modës në Kosovë, e cila vjen edhe këtë vite me krijimet me të reja te dizajnerëve dhe shtëpive me të mëdha te modës nga gjitha trojet shqiptare, por edhe nga vende të ndryshme të botës.
Dizajner nga Italia, Kroacia, Turqia, Maqedoni Zvicra, etj si dhe butiqet me ekskluzivitetet më të famshme botërore që gjenden në Kosove do të jenë pjesë e 5 netëve të javës së modës.
Më shumë se 50 modele do të jenë pjesë e këtij eventi madhështore ku 20 prej tyre do të jenë modele të famshme botërore te cilat vijnë nga vende të ndryshme të botës për ta bërë kështu javën e modës në Kosovë një javë mode Internacionale ku kryefjala e 5 netëve të këtij spektakli do jetë moda e fundit e veshjeve që do të prezantohet nga 22 pjesëmarrës në këtë eveniment.
Fotograf zyrtar i javës së modës në Kosovë edhe këtë vit do të jetë fotografi i njohur, Avni Selmani. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 25 fotografë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria që do të bëjnë foto gjatë 5 netëve të eventit.
Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, Java e modës mban vulën e agjencionit më të madhe të modës në Kosovë, Gecjan fashion Group dhe Rtv 21.
Kosova international fashion week 2013 do të mbahet më 20 dhe 21 mars në qendrën më të madhe tregtare në Ferizaj, Mentori Center, për të vazhduar me datë 22/23 dhe 24 mars në Sheshin 21 në Prishtinë, nga ora 20
Hyrja në këtë eveniment do të jetë vetëm me ftesa dhe në të pritet të jenë të ftuar për 5 net me radhë mbi 4000 mysafirë.
Në natën e fundit të këtij eventi me datë 24 mars do të ketë edhe një lojë shpërblyese për të gjithë mysafirët që e kanë vizituar javën e modës, do të ndahen 20 fustane ekskluziv në vlerë deri në 8000 euro dhe shumë shpërblime të tjera.
Kosova international fashion week 2013 për të pestin vit me radhë u jep mundësinë më të mirë të gjitha vajzave që duan te duken bukur dhe në koherencë me modën e fundit qe te përzgjedhin veshjen e tyre te preferuar gjatë kohës se realizimit te javës se modës si dhe gjatë kohës se transmetimit për 5 net me radhë në RTV 21.