Genta Ismajli: Kush lind artist, nuk stepet para nje eliminimi
Eshte nje emer shume i njohur i kenges shqiptare, por tashme do ta shohim ne nje rol tjeter, ate te anetares se jurise ne spektaklin “Gjeniu i Vogel 5”, kjo eshte Genta Ismajli. Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Genta tregon emocionet e shumta si dhe veshtiresite qe ka te qenit anetar jurie, aq me teper kur behet fjale per femije te vegjel, qe per Genten jane shume te dashur. Mes te tjerash, tregon se edhe pse do te jete e angazhuar si anetare jurie, nuk do te rreshte se punuari per te sjelle gjate stines se veres, kenge dhe hite te reja.
Ju jeni nje nga anetaret e jurise se spektaklit “Gjeniu i vogel 5”, si u ndjete ne javen e pare?
Eshte nje privilegj dhe nje kenaqesi shume e madhe per mua qe jam zgjedhur qe te jem pjese e jurise se spektaklit “Gjeniu i vogel 5” dhe te vleresoj femijet qe jane shume te talentuar. Sigurisht, qe isha shume emocionuar se sic ju thashe, ata jane femije dhe kjo ben qe une te ndjehem edhe me e privilegjuar qe jam ne juri.
Mendoni se do ta keni pak me te lehte ne javet ne vazhdim?
Perkundrazi, mendoj se veshtiresite do te vijne duke u rritur, sepse emocioni dhe pergjegjesia vjen duke u shtuar, por nga ana tjeter edhe femijet jane shume te talentuar dhe te duhet te zgjedhesh mes me te mireve. Nga ana tjeter, jave pas jave fillon dhe e njeh me mire spektaklin dhe gjithashtu edhe femijet dhe kjo ben qe te afeksionohesh me ta, kjo e ben edhe me te veshtire zgjedhjen ne fund.
Megjithate formati eshte i tille, qe dikush duhet te largohet. Vume re se ju e kishit shume te veshtire qe te thoshit emrin e femijes qe duhet te largohej, cfare ndjenit ne ato momente?
Eshte gjithmone e veshtire per te vendosur, sepse ka femije shume te talentuar qe kane prirje per te kenduar dhe te duhet te vendosesh per te ardhmen e tij. Megjithate spektakli ka ritmin e vete dhe nuk mund te rrish shume gjate per te vendosur, keshtu ndoshta kjo do ma beje paksa me te lehte dhe te prere, eliminimin, sepse kjo eshte nje gare dhe duhet te vleresojme ashtu sic eshte e drejte dhe sic ne mendojme se eshte e drejte.
A keni pasur deri tani nderhyrje nga prinderit e femijeve, apo kontestime?
Po deri tani jo dhe shpresoj qe te mos kete, sepse shpresoj qe ta kuptojne prinderit qe kjo eshte gare dhe ne duhet te vleresojme dhe te mbajme ate qe e meriton. Nuk eshte e drejte qe te imponosh femijen, sepse na ve ne siklet edhe ne te jurise.
Flasim pak per ju si kengetare, si po pritet klipi juaj me i ri “E kam Provuar”?
Po pritet shume mire dhe fansat jane shume te gezuar qe klipi ka dale shume i bukur. E kane pare edhe nga komentet qe me bejne, e kane pelqyer. Jam shume e lumtur per kete fakt.
Per nje periudhe te shkurter, ju eksperimentuat me ngjyren e flokeve duke u bere bionde, pse i ndryshuat shume shpejt?
Une isha ne Amerike dhe bisedoja me tezen time, qe ndoshta me duhej nje ndryshim i vogel, por u be i madh, sepse une nga brune u bera bionde. Me pelqejne biondet shume dhe do te doja qe te me rrinte edhe floku biond, po aq bukur sa me rri floku i erret. E bera ndryshimin, sepse mund te behet brenda dites. Por duket se nuk me ngjiti. Megjithate e kam ne plan qe t’i kthej perseri, po dalengadale, sepse ndryshimi i menjehershem nga brune ne bionde, duket se nuk ju pelqen shume, as familjareve te mi, as fansave.
Ju jeni nje kengetare qe i mbani te perditesuar fansat tuaj ne rrjetet sociale, me zhvillimet tuaja. Ju personalisht, cfare lidhjesh keni me “Facebook-un”?
Lidhja ime me “Facebook”-un eshte e mire, pasi aty kam gjithe fansat e mi dhe me ndjekin per gjithcka qe bej une. Keshtu duhet te jem e sigurt nese ata qe e menaxhojne faqen time e kane postuar ate qe une ia kam premtuar publikut, keshtu qe e hap e shoh perdite. Shoh komentet qe me behen qofte edhe per t’u permiresuar. Dhe gjej rastin qe t’i falenderoj qe kane dhene komentet e tyre, si pozitive ashtu edhe negative dhe une i pranoj te gjitha. Dhe do t’i kem gjithnje parasysh.
Ju keni deklaruar se nje nder arsyet qe u gezuat per pjesemarrjen ne jurine e Gjeniut, eshte fakti se ju i doni shume femijet, ju e keni menduar ne te ardhmen se sa femije do te beni vete?
Kam menduar, por tani mendimi im ka ndryshuar, nga dhjete femije qe kam dashur dikur tani kam rene ne pese, (qesh). Sigurisht qe bej shaka, une nuk e di cili eshte ai njeri qe nuk i do femijet. Ata jane shume te mire, jane engjej te vegjel, te bukur dhe te kendshem dhe te bejne qe te buzeqeshesh pa pushim. Per te folur pak me seriozisht per pyetjen tuaj, kam menduar qe kur te martohem, pasi te kem gjetur te dashurin ne radhe te pare, do te kem edhe femije, por numri pastaj, nuk eshte vetem ne doren time.
Ju keni nje periudhe kohe qe jeni single, cfare duhet te kete mashkulli ideal per ju?
Mashkulli im ideal duhet te jete njerezor, sepse kur je njeri ne radhe te pare, te tjerat vijne, je ok, me pune me miresjelljen tende, me respekt, me mirekuptim, me te gjitha.
Te eshte dashur qe te besh sakrifica per hir te profesionit qe ke zgjedhur?
Sigurisht qe po, pas cdo suksesi ka shume sakrifica.
Dhe cila ka qene sakrifica me e madhe qe ke bere?
Sakrifica me e madhe, ka qene fakti qe i jam larguar familjes sime dhe shoqerise time, apo gjera te tjera qe shoqeria ime i ben dhe une nuk mundem t’i bej.
Te qenit e famshme, te kushtezon apo jo?
Sigurisht qe po, sepse nuk mundesh qe ta kenaqesh veten ashtu sic bejne njerezit e zakonshem. Por kete sakrifice, ti e ben per profesionin qe e do aq shume dhe ne rastin tim eshte kenga, keshtu qe fama aq sa eshte bukur, aq eshte edhe e mundimshme per t’u menaxhuar.
Ju keni lene Ameriken per Prishtinen, por do te lini Prishtinen per Tiranen tashme, apo jo?
Po e kam lene Ameriken per kengen dhe per kater muaj, do te jetoj ne Tirane duke qene pjese e jurise se “Gjeniut te vogel”. Dhe eshte nje kenaqesi shume e madhe, sepse kam pasur nevoje per kete qendrim kaq te gjate dhe me ka marre malli.
A do te kemi gjate kesaj kohe nje kenge tuajen te re?
Patjeter qe do te kete kenge te reja, sepse gjate kesaj kohe, do te punoj edhe ne studiot e incizimit, gjate kohes qe do te jem ne jurine e Gjeniu dhe do te jem gjithmone aktive.
Ju shohim gjithmone dhe me shume, ne forme dhe te tonifikuar, a mbani diete apo beni shume palester?
Kam filluar qe te kujdesem me shume per trupin dhe shendetin tim, e kam fjalen ketu per ato qe ha. Por javet e fundit i kam kushtuar me shume rendesi palestres, per kete arsye ndoshta jam edhe me e tonifikuar.
Ju jeni nder kengetaret qe kerceni me bukur, e keni menduar ndonjehere, pse jeni bere kengetare dhe jo kercimtare?
Une kam kenduar gjithnje dhe kur kam kenduar, automatikisht me ka levizur edhe trupi dhe kam kercyer dhe kjo eshte arsyeja, sepse une kam kenduar gjithmone duke vallezuar, asnjehere nuk ka qene e kunderta.
Po familja juaj, sa ju mbeshtet ne zgjedhjet qe beni?
Sakrifica ime eshte edhe e familjes sime, per te me lejuar qe te bej ato qe une dua. Sepse eshte nje sakrifice shume madhe, pasi me mbeshtesin maksimalisht, sa me duket se e kane dyfish stresin kur une kam ndonje koncert.
Ju i keni munguar per disa kohe skenave te festivaleve, a do ju shohim ne ndonje festival kete vit?
Eshte ende heret te flas per kete, pasi tani jam angazhuar te “Gjeniu i vogel” dhe une dua qe ta bej shume mire ate qe bej. Ndoshta me kohe, nuk i dihet.
A do te kemi ndonje videoklip te ri?
Per momentin jemi duke biseduar me stafin tim se cfare duhet te bej per periudhen e veres dhe nuk kemi ende gjera konkrete.
I kthehemi arsyes pse jeni ketu, a keni nje mesazh per ata femije, qe gjate gares eliminohen, duke qene se ju jeni nje kengetare me eksperience?
E kam thene edhe here te tjera, qe kur kam qene femije, kam marre pjese ne kompeticione ku edhe jam skualifikuar. Eshte e vertete qe jemi merzitur, por ne fakt kur lind artist apo artiste, nuk guxon nje eliminim qe te te beje te humbesh deshiren per te kenduar. Ai qe eshte artist, besoj se behet edhe me i forte per te vazhduar garen, ketyre femijeve them qe te vijne e ta ndjekin Gjeniun, sepse eshte pikerisht aty, ku nisin hapat e para. Yllka Selita Gazeta Koha Jone
