Kalo te lënda

Dështoi edhe Task-Forca

f_0310090335221_mPavarësisht krijimit të mekanizmave për luftimin e krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës, dhe thirrjes së vazhdueshme për ndihmë në këtë drejtim, krimi i organizuar, korrupsioni dhe veprimtaritë tjera ilegale vazhdojnë të jenë të pranishme me të madhe në atë pjesë të Kosovës. Dëshmitarët e rasteve të ndryshme vazhdojnë të ngurrojnë në ofrimin e informacioneve, për ç’gjë raste të ndryshme të vrasjeve, shpërthimeve, plagosjeve, mbeten të pazbuluara.

Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet pjesë ku për luftimin e dukurive negative prokurorët vendës kanë pak qasje, ndërsa as krijimi i Task-Forcës së EULEX-it për Mitrovicën, së paku deri më tani nuk ka treguar rezultate të dukshme. Janë vetëm dy prokurorë ndërkombëtarë dhe shtatëmbëdhjetë hetues që veprojnë nën ombrellën e kësaj Task-Force, shkruan Zëri.

“Task-Forca ka iniciuar mbi njëqind raste deri më tani që janë udhëhequr nga prokurorja Neeta Amin, së

bashku me ekipin që merret me hetimin e krimit të organizuar”, ka njoftuar James Nicholls, zëdhënësi i misionit EULEX. Por pavarësisht inicimit të gjithë këtyre rasteve, shumë nga to kanë mbetur vetëm nisma, ngase dëshmitarët frikësohen nga pasojat që mund t’i kenë./Dukagjini.com

Lini një koment