Kalo te lënda

Paditë për korrupsion forcojnë shpresën në Kosovë

f_0309201132938_mAkuzat e fundit për korrupsion të ngritura kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe pesë zyrtarëve të tjerë rrisin shpresat e qytetarëve se sistemi gjyqësor është duke e bërë punën e tij.

Qytetarët e Kosovës shpresojnë se akuzat për korrupsion kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë të lartë të komunës sinjalizojnë ndryshime pozitive në sistemin gjyqësor të vendit.

“Qytetarët janë ngopur me abuzimet e pushtetit. Ne presim që drejtësia të bëjë punën e saj, dhe nëse provohen akuzat kundër Muja, shpresojmë të jepet dënimi i duhur. Ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të lartë akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre në Prizren. Ne duam të shohim një fund të korrupsionit, një herë e përgjithmonë”, tha për SETimes Dren Gashi, një punëtor nga Prizreni.

“Rastet ku të pandehur janë krerët e institucioneve qendrore dhe lokale ndikojë mbi të dyja nivelet e qeverisjes … Nëse ky dhe raste të tjera përfundojnë me dënime, dhe zyrtarët e lartë përfundojë duke i vuajtur këto dënime, besimi i publikut në sistemin e drejtësisë do të rritet në vend, dhe të gjithë do të inkurajohen të marrin pjesë në zgjidhjen e aktiviteteve të ndryshme të korrupsionit”, tha për SETimes Betim Musliu, drejtor i Institutit Ligjor të Kosovës.

Në fund të shkurtit, EULEX-i ngriti akuza për korrupsion në Gjykatën Themelore në Prizren kundër Mujës dhe pesë zyrtarëve të tjerë të komunës për dhënien e tokave publike për Qendrën arsimore Gulistan dhe pronave publike për Kolegjin “Mehmet Akif”.

“Rasti përfshin akuzat për përdorim të paligjshëm dhe përfitim nga toka që i përket Komunës së Prizrenit, si dhe veprime të tjera që kanë rezultuar në shkelje të të drejtave të rënda të një numri pretenduesish në ankimime civile”, tha EULEX.

Pavarësisht akuzave, kryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë vazhdojnë të jenë ende në detyrë. Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, tha se zyra e prokurorit nuk po vendos nëse Muja duhet të qëndrojë në detyrë apo të largohet prej saj.

Zyra e prokurorit shtetëror të Kosovës tha për SETimes se sipas legjislacionit aktual, kur ngrihen akuza, zyrtarët mund të vazhdojnë të mbajnë postet e tyre.

“Bazuar në nenin 56 të ligjit për vetëqeverisjen lokale, mandati i kryetarit të b komunës përfundon, “në rast të një dënimi për një vepër penale me urdhër për burgim për gjashtë muaj ose më shumë”, tha për SETimes Agron Maxhuni, drejtor për monitorimin juridik të komunave në ministri.

Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, tha për SETimes se komuna nuk i ka marrë akuzat zyrtare nga gjykata.

Lëvizja opozitare Vetëvendosje vuri në dukje se ky është kryebashkiaku i katërt nga Partia Demokratike e Kosovës kundër të cilit janë ngritur akuza për krime të rënda. /Telegrafi/

Lini një koment