Një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë
Në rrugën “Rrustem Statovci”, afër Parkut të qytetit në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është plagosur.
Sipas burimeve të KP brenda QKUK-së, i plagosuri ka marrë plagë në stomak derisa gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i dyshuari është arratisur derisa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.