Kalo te lënda

Daciq refuzon planin e Brukselit për Kosovë

403x30254825daciqKryeministri i Serbisë Ivica Daciq, para vizitës së tij në Bruksel, në një intervistë për të përditshmen serbe Blic, tha se nga ato bisedime e deri më 20 mars, kur është caktuar rundi i ri i bisedimeve, nuk pret që të ketë presion në cilin do, por të bëhet e qartë nëse është i mundur të gjindet zgjidhje për veriun e Kosovës. I pyetur nëse në Bruksel i është ofruar të nënshkruajë letrën me ofertën e zgjidhjes për veriun e Kosovës, Daciq pohoi se në takimin e parafundit ka pasur një propozim që të arrihen disa parime të përgjithshme dhe këtë ta nënshkruajnë. “ Këto parime nuk kanë paraparë pushtetin ekzekutiv për serbët në veri. Nuk kam dashur të nëshkruajë. Mund të më ofrojnë kushdo dhe cka do, por kurrë nuk do të nënhskruajë dicka që nuk është mirë për Serbin dhe që nuk siguron funksionimin dhe mbijetesën e bashkësië serbe në Kosovë. Pra kam refuzuar të nënshkruajë”, tha DaciqAi tha se nëse nuk dëshirojnë të pranojnë propozimin e Serbisë, atëher nuk mund të pranojnë asgjë nën këtë. “Në këtë rast, qartë do të përcjellim se do ti plotësjmë dhjetë kushtet e BE nga dhjetori. Në to, bashkësia nuk është përmendur. Propozimi ynë për bashkësin e komunave serbe është model me të cilën do të zgjidheshin të gjitha cështjet e hapura, veqanërisht paralelizmit të institucioneve në të cilën insitin BE. Mirëpo, dialogu nuk do të thotë se nga ne kërkohet të pranojmë Kushtetutën e Kosovës. Këtë nuk mund ta pranojë, sepse në këtë ras bashkësisë serbe nuk u mbetet asnjë ingerenc. Fitojnë zgjidhje kozmetike zbatimi i të cilave në praktikë jo që është i pamjaftueshëm por nuk është i qëndrueshëm në terren. Prishtina ka mbështetjen e SHBA që gjithçka që ofrojnë bazohen në ligjet e tyre. Në rregull, por pse atëherë zhvillojmë bisedime dhe pse Serbia merrë pjesë në to. Atëherë le të ulen me serbët nga Kosova dhe të zgjidhin cështjet e ligjit. Por nëse dëshirojnë me ne, atëherë kjo është marrëveshje e veqantë, por jo bisedimet të udhëhiqen në drejtim që ne ti detyrojmë serbët nga Kosova të pranojnë atë që është shkruajtur në ligjet e e atjeshme. Kjo nuk është qasje konstruktive në bisedime dhe nuk qojnë asgjë kundi”, tha ai.

Lini një koment