Kalo te lënda

Vritet pronari i Roksped-it

fotoPronari i kompanisë Roksped, Anton Stanaj është vrarë sot në Sudan. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij.

“Antoni për një periudhë të shkurtër ka jetuar në Sudan. Informacioni për vdekjen e tij është trishtim. Kështu, ju lutem ta kuptoni si rasë tragjik”, ka bërë të ditur familja Stanaj në një deklaratë, duke mos përmendur rrethanat e vdekjes së tij. Por, sipas burimeve jo zyrtare thuhet se ai është vrarë.

Stanaj njihet si një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar.

Ai dy vite më parë ishte dënuar në Beograd për kontrabandë me cigare. Gjykata Speciale në Beograd e dënoi atë si udhëheqës të grupit kriminal, duke ia caktuar 6 vite e gjysmë burg, dhe një gjobë prej 10 milion dinar ( 100.000 euro) . /Indeksonline/

 

Lini një koment