Kalo te lënda

Thaçit nuk i lejohet të raportojë në Kuvend

imagesCANKH5KVGrupi parlamentar i PDK-së dhe vetë Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar që si pikë e rendit të ditës në Kuvend të futet raportimi për takimin e fundit në Bruksel. Mirëpo PDK-ja nuk arriti të sigurojë votat e duhura për të kaluar mocionin në rend dite.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se LDK nuk e përkrahë mocionin e tillë sepse nuk është çështje urgjente që të raportohet në këtë formë.

“Bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve janë të ndjeshme por jo të raportohet ngutshëm në këtë formë, prandaj LDK voton kundër futjes në rend dite të këtij mocioni”, ka thënë Beqiri.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar raportimin e Kryeministrit Thaçi, pasi që sipas tyre këto janë lojëra të tij me qëllim që raportimi vetëm të kalohet formalisht.

“VV, nuk është për futjen e kësaj pike në rend të ditës, kjo gatishmëri për raportim duhet të shkojë në Komision të shqyrtohet për rend dite. Këto janë lojëra, duke mos sjell dokumente e duke e ngutur aty për aty, vetëm që të kalohet formalisht raportimi”, ka thënë deputetit Visar Ymeri.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë që asnjë deputet nuk është i përgaditur që aty për aty të bëhet raportimi i Thaçit për bisedimet e fundit në Bruksel.

“Nuk ka nevojë me hjekë dertin sot për me u bo një informim këtu kërkush nuk është i përgaditun për me shku ky mocion në rend dite”, ka thënë Gjini.

Më pas është hedhur në votim ky mocion, ku në bazë të votimit ka dal që numri i atyre që kanë votuar pro dhe kundër kanë qenë i barabartë. Në bazë të rregullores së punës së Kuvendit mocioni kur merr votat e barabarta, nuk kalon.

Ndërkaq, gjatë kësaj seance deputetët e PDK-së dhe ata të LDK-së, janë përplasur rreth zgjedhjes së anëtarëve nëpër institucione të pavarura. Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Media, Xhevahire Izmaku, kritikoi kryetarin aktual të Komisionit të Pavarur për Media, Shefki Ukaj, i cili, sipas saj e kishte fshehur postin e këshilltarit komunal të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ndonëse Ukaj është zgjedhur nga ky komision, ajo tha se ai kishte bërë shkelje të ligjit duke e fshehur postin e këshilltarit, prandaj kërkoi dorëheqejen e tij.

”Shefki Ukaj ka fshehur postin që kishte pasur në KK të Prishtinës, pasi që ky fakt do t`i pamundësonte zgjedhjen e tij si kryetar i KPM-së. Një institucion siç është KPM-ja e që është kategori kushtetuese, nuk mund të ketë në krye akoma një kryetar i cili është i kontestuar. prandaj, kërkoi që sot nga Ukaj që të jam dorëheqje të menjëhershme”, tha ajo.

Ndërkaq, i menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve të LDK-së. Hikmete Bajrami nga ky subjekt, ia kujtoj Izmakut zgjedhjen e anëtarëve të PDK-së në krye të institucioneve të pavarura.

Ndryshe me kërkesën e 40 grave parlamentare, seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar të martën në orën 10.

1 Koment »

  1. vv gjithnje kur e sheh veten se ka gabue nuk lejon qe te flitet per at tem.ksaj here keq jan ngul vv por edhe ldk se nuk ju shit propaganda e flliqur qe paten kunder thaqit ky eshte ai qe edhe ne rambuje po mos te ishte thaqi sot ishim nen serbi i din mir tegjith ata qe ishin atje kush ka nenshkrua marrveshjen qe te mbesim nen shkie e i vetmi qe jau ka frenue ne rambuje eshte thaqi dhe sot jemi me pavarsi edhe fal pdk u shpall pavarsia qe ldk nuk donte te shpallej se thoshet rugova ne e kemi shpallur nje her ska nevoj me shpall prap nje pavarsi qe as gomaret e shqipries nuk na i kan pranuar.

    Pëlqejeni

Lini një koment