Kalo te lënda

Sahatçiu: Serbia të dënohet për masakrimin dhe dhunimin e femrave shqiptare

403x30254579Teuta-SahatiqijaSerbia i shkaktoi plagë te renda femrës shqiptare. Në Kuvendin e Kosovës u debatua jashtë rendit të ditës, duke i kushtuar pozitës dhe rolit të grave deputete. Ky debat u mbajt me rastin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas.

Serbia në mënyrë të organizuar tentoi ta shkatërrojë mirëqenien e gruas shqiptare, e bashkë me këtë edhe të shoqërisë sonë në përgjithësi.

 

“Ferma shqiptare u godit pamëshirë, në mënyrë të organizuar nga pushtuesit serbe, në mënyrë qe femrës dhe vet kombit tonë t’i shkaktojnë plagë sa më të rënda dhe afatgjate. Nënat, motrat e bijat tona, u flijuan për lirinë e shtetit tonë. Ne e kemi për detyrë që të angazhohemi për rolin dhe pozitën e gruas në shoqërinë tonë, veçmas të kategorisë së prekur nga forcat kriminale serbe”, theksoi sahatçiu, duke shtuar se shteti duhet të mendojë më shumë për gratë të cilat tashmë kanë mbetur vet kujdestare të familjeve të tyre.

 

Edhe pas 14 vjetësh gratë e motrat shqiptare të vrara e të dhunuara nga forcat pushtuese serbe, qëndrojnë të heshtura, por plaga e tyre çelet për çdo ditë. “Ne duhet të mobilizohemi qe të zbardhen rastet e dhunimeve, por edhe të të gjitha krimeve serbe në Kosovë”, theksoi Sahatçiu./Q.Krasniqi.

Lini një koment