Kalo te lënda

Profesoreshave nga 3 euro,doktoreshave asgjë për 8 Mars

f1_08festa1362728385-1-300x175Prishtinë, 8 mars – Institucionet shtetërore dhe kompanitë publike të Kosovës, për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë ndarë prej buxheteve të tyre nga një “vlerë modeste” për ta shënuar këtë festë, duke u blerë dhurata apo duke organizuar ndeja e dreka për punonjëset e tyre. Mirëpo disa nga to, në mungesë të buxhetit “nuk kanë pasur mundësi” të përkujdesen për shënimin e kësaj feste.

Përderisa profesoreshat e Universitetit të Prishtinës do të shpenzojnë nga 3 euro e 33 centë në një ndejë në hotelin “Grand”, doktoreshat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për shkak të problemeve buxhetore të kësaj qendre nuk do të marrin asnjë dhuratë. Për dallim nga to, policeve të Kosovës do t’u dhurohen preparate kozmetike në vlerë prej pesë eurosh. Edhe punonjëset e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ndonëse nuk do të pranojnë dhurata, për to është organizuar një drekë nga kjo ministri.

(Koha) 

Lini një koment