Kalo te lënda

Policia e Kosovës dhe EULEX-i i shtojnë patrullimet në veri

fotoPër shkak të sulmeve të fundit me granata dhe shtimit të akteve të dhunës të cilat rrezikojnë sigurinë publike, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do ta rrisin edhe më shumë praninë e tyre policore në pjesën veriore të Mitrovicës. Këto masa janë duke u ndërmarrë për ta mbrojtur komunitetin lokal, njofton policia.

“Numri i patrullave të përbashkëta të PK-së dhe EULEX-it do të shtohen veçanërisht gjatë natës. Po ashtu, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it mund të bëjnë edhe kontrollime parandaluese të personave dhe automjeteve. Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bashkëpunuar ngushtë në zhvillimin e hetimeve penale”, thuhet në njoftim.

Sipas njotimit, kushdo që ka ndonjë informatë lidhur me incidentet e fundit, duhet ta thërrasë Policinë e Kosovës në 028-92 ose 028-192. Task Forca e EULEX-it për Mitrovicën mund të kontaktohet drejtpërdrejtë në numrin: 038 512 638./Indeksonline/

Lini një koment