Kalo te lënda

Podujevë,kontestohet imami, kërcet alltia

fotoXhamia e dytë në qytetin e Podujevës ka hasur në telashe për tu bërë me imam. Burime të Preportr bëjnë me dije se për këtë pozitë kërciti edhe alltia këtë të premte.

Shkrepjen e armëve në “Rrugën e Llapit”, afër kësaj xhamie, nuk e ka mohuar as Policia e Kosovës (PK), e cila për Preportr ka konfirmuar se për këtë incident është arrestuar edhe një person i lindur në vitin 1984, identitetin e të cilit nuk ka dashur ta bëjë publik. “Për shtënie me armë, sot në ora 12’03 në “Rrugën e Llapit” në Podujeve Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull të nacionalitetit shqiptar, i lindur në vitin 1984”. Ka thënë Flora Ahmeti nga PK-ja, e cila nuk ka pranuar të jap më shumë detaje rreth motivit të incidentit.

Preportr nga burime brenda BIK-ut ka marrë vesh se krejt kjo ka filluar kur Këshilli i BIK-ut në këtë qytet shpalli një konkurs për imam në xhaminë e dytë në qytet e për të cilin u interesuan pesë persona, por vetëm njëri ishte i pakënaqur me vendimin që Imri Llugazhiu ta merrte këtë pozitë.

Ai ishte Besim Armanashi, njëherit edhe kryetar i Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA), dega në Podujevë.

Sipas këtyre burimeve, i pakënaquri Armanashi sot ka prezantuar në xhami, para orës 12:00 kur edhe falet namazi i xhumasë dhe ka filluar ritualin leximit të Kur’anit, sikurse të ishte imam legjitim. Pas tij ka ardhur fituesi i konkursit, Imri Llugaxhiu, tash edhe zyrtarisht, imam i kësaj xhamie i bërë me dekret të Myftiut kosovar, Naim Tërrnava.

Burimet nga BIK- flasin se xhematlinjtë e kësaj xhamie janë irrituar nga veprimi i Armanashit. Njëri ka shkuar aq larg sa që ka nxjerr dhe revolen duke ia drejtuar kryetarit ët AKEA-së për Podujevën, Besim Armanashi. Sipas këtyre burimeve, në këtë incident u kuqën edhe persona të tjerë, të cilët larguan personin me armën e drejtuar kah Armanashi, arma e të cilit shkrepi, për çka edhe u arrestua nga Policia.

Kontestimin e Konkursit për Preportr e ka konfirmuar edhe Bekim Jashari, kryetar i këshillit të BIK-ut për Podujevën. “Kemi pasur një konkurs, në të cilin sipas kritereve është zgjedhur Imri Llugaxhiu. 3 nga 4 konkurrentët tjerë e kanë pranuar vendimin, kurse i pa kënaqur ka mbetur Besim Armanashi. Rezultati i këtij konkursi tash është certifikuar edhe nga Myftiu Tërnave, me një dekret për emërimin e Llugaxhiut për imam, dhe mendoj që janë instancat tjera në BIK- ku mund të bëhen ankesa”, ka than për Preportr Jashari.

Ai nuk ka pranuar të flas për incidentin sotshëm, gjë të cilën thotë se i takon Policisë të fl;as.

Preportr nuk ka mundur të kontaktoi me të zgjedhurin, Imri Llugaxhiun dhe as Besim Armanashin, që kundërshtoi këtë zgjedhje të BIK.

Preportr ka tentuar të marr një koment edhe nga kabineti i Kryetarit të BIK-ut, Naim tërnave, për të njëjtit nuk janë përgjigjur, njëjtë sikurse nuk është përgjigjur as kryetari i AKEA-së, Husamedin Abazi. /Preportr/

Lini një koment