Kalo te lënda

Ndryshojnë rregulloren për shkak të Limajt

fotoNga shtatori i vitit të kaluar që kur është dorëzuar në Kuvend të Kosovës rregullorja e Odës së Avokatëve të Kosovës, (OAK), për licencimin e avokatëve të huaj, komisioni për legjislacion ende nuk e ka bërë amendamentin e këtij ligji. Ndryshimi i rregullores ishte bërë nga vetë OAK-u, të cilët kishin vënë kushte për kolegët e tyre që vijnë nga vendet e tjera.
Avokatët kosovarë ende nuk kanë të drejtë ta ushtrojnë funksionin e tyre as edhe në Shqipëri e lëre më në vende të tjera, dhe kësisoj kanë vendosur që edhe avokatëve të huaj t’ua ndalin punën në Kosovë. Kusht kryesor për secilin avokat që aplikon për licencë në Kosovë, është që ai avokat të sjellë dokumentacion nga shteti prej nga vjen, në të cilin thuhet se avokatët kosovarë mund ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në atë vend, shkruan tribuna.

Por kjo rregullore i kishte shkaktuar telashe mbrojtjes së ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limajt, i cili e kishte të angazhuar që nga viti 2009 avokatin anglez Karim Khan. OAK, me nismën e avokatit Tomë Gashi, kishte ndryshuar rregulloren, duke ia përshtatur avokatit Karim Khan./Indeksonline/

Lini një koment