Kalo te lënda

Mustafa: LDK i kushton rëndësi pozitës së femrës

f1_08festa1362728385-1-300x175Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke potencuar rëndësinë e pozitës së femrës në shoqëri.
“Në emër të LDK-së dhe në emrin tim personal, dua që t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e festës së 8 Marsit!”, tha ai.

“LDK-ja i kushton rëndësi të veçantë pozitës së femrës në shoqërinë tonë, duke konsideruar se emancipimi dhe përparimi i një vendi është i paimagjinueshëm pa përfshirjen e gruas ne qeverisje dhe në vendimmarrje” LDK-ja do të angazhohet për fuqizimin e gruas kosovare, do të angazhohet, si edhe deri më tani, për të garantuar të drejtat e gruas dhe për të luftuar edhe diskriminimin më të vogël në baza gjinore”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Mustafës.

Lini një koment