Kalo te lënda

Mbi 60 vetë helmohen në restorantin më të mirë, aty ku punon Rene Rexhepi

f_0308212828464_mMë shumë se 60 persona që janë ushqyer në një prej restoranteve më të njohur në botë, Noma në Kopenhagë, kanë thënë se kanë fituar gastroenterit nga ushqimi që kanë ngrënë muajin e kaluar. Një shujtë në këtë restorant kushton mesatarisht 200 euro.

Entit rregullator lokal për sigurinë e ushqimit ka deklaruar se ka urdhëruar pastrimin dhe qasjen më të sigurt ndaj ushqimit në Noma, i restorant me ndihmën e kuzhinierit shqiptar Rene Rexhepi tri herë e ka zënë vendin e parë në listën e 50 restoranteve më të mira në botë.

Administrata daneze e ushqimit njoftoi sot se e ka kontrolluar restorantin në Kopenhagë, pasi ka marrë 63 ankesa nga konsumatorët që e kanë vizituar gjatë një jave në muajin e kaluar. Deri tash nuk dihet se cili ushqim ka shkaktuar infeksionin.

Menaxheri i restorantit, Peter Kreiner, ka thënë se po hetohet burimi i infeksionit.

Një vakt në Noma kushton rreth 200 euro, ndërsa rezervimet bëhen muaj të tërë më parë. /Telegrafi/

 

Lini një koment