Kryeministri shqiptar Sali Berisha priti një delegacion nga Presheva
Tiranë, 7 mars (AIP) -Kryeministri Berisha priti ne nje takim vëllazëror dy përfaqësues te Lugines se Presheves, z. Riza Halimi, deputet ne Parlamentin serb si dhe z. Galip Beqiri, Kryetar i Keshillit te pakices kombetare shqiptare ne Serbi, nifton agjencia elajmeve “Presheva Jonë”
Zoterinjte Halimi dhe Beqiri e njohën kryeministrin Berisha me situatën te drejtave të njeriut, te shërbimeve ndaj komunitetit, papunësisë, si dhe gjendjen social – ekonomike tejet te veshtire. Ata theksuan se uzurpimi i kompetencave te te zgjedhurve lokale nga Trupi Koordinues i qeverise ka ulur ndjeshëm shkallen e vendimmarrjes dhe vetëqeverisjen vendore dhe ne shkeljen flagrante te statusit qe ata kane si pakice kombëtare.
Nga ana e tij, Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare është pranë tyre ne çdo moment dhe vlerëson qëndresën e tyre dinjitoze ne trojet e veta. Kryeministri vlerësoi lart kontributin ne vite te bijve te Preshevës per liri e një shoqëri te hapur e demokratike. Në ketë kontekst, kryeministri theksoi se Shqipëria do vazhdoje të mbështesë kërkesat e tyre legjitime, jo vetëm si një detyrim madhor ndaj shqiptarëve atje, por edhe ndaj normave e ligjeve te komunitetit europian ne te cilin te dy shtetet aspirojnë.
“Shqipëria, deklaroi Kryeministri është kundër tjetërsimit te kufijve dhe shkëmbimit te territoreve. Ajo mbështet negociatat e Brukselit Prishtine – Beograd si dhe evropianizimin e gjithë rajonit.” Nderkohe, Serbia, vijoi kryeministri, gjithashtu duhet te zbatoje ne luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanovc, si ne te gjithë Serbinë, Konventat Ndërkombëtare qe garantojnë te drejtat e minoriteteve, te drejtat e qytetareve, demokracinë lokale si dhe autonominë vendore. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha u shpreh se duhet të shmanget tensioni dhe konfrontimet, duke kërkuar rruge për dialog.
Kryeministri tha se qeveria shqiptare do te rrite përpjekjet për te sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për gjendjen ne Lugine si dhe do te vazhdoje te ndihmoje Preshevën ne fushën e arsimit, shëndetësi, infrastrukture dhe ne çdo fushe tjetër.
Delegacioni nga Lugina e Preshevës në një takim tjetër të ndarë u takuan me ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Edmon Panariti dhe me zv/ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme zonjën Edith Harxhi të cilët shprehën mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për Luginën e Preshevës dhe ngritjen e kësaj çështjeje në institucionet relevante në një politikë pro aktive që është duke zhvilluar kjo ministri. “Jemi duke shqyrtuar edhe mundësinë e vizitës në Serbi, përkatësisht të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës” theksoi Ministri Panariti, të cilën vizitë kryediplomati shqiptar e kishte paralajmëruar për “Presheva Jonë”.
Në zyrat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, delegacioni nga Lugina e Preshevës takoi edhe Ministrin Myqerem Tafaj. Deputeti Halimi dhe kryetari Beqiri njoftuan për rrjedhat e arsimit në Luginën e Preshevës. Ministri Tafaj u zotua se në periudhën vijuese bashkërisht do të realizojmë trajnimin profesional të mësimdhënësve me librat e importuara nga Shqipëria në Luginën e Preshevës si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në çështjet tashmë në procedurë.
Gjithashtu, theksoi Ministri Tafaj se “Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështesë dhe ndihmoj Këshillin Kombëtar Shqiptar rreth hartimit të plan programeve dhe teksteve shkollore”. Duke iu kthyer çështjes së studentëve nga Lugina e Preshevës, Ministri Tafaj tha se “kuotat e regjistrimit të studentëve nga Lugina e Preshevës në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë do të mbesin në nivelin e vitit të kaluar akademik. Jemi në planifikim e sipër që një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rreth muajit Mars, do të vizitoj komunat në Luginën e Preshevës, përkatësisht shkollarët e mesëm në mënyrë që tia shpjegojnë formën dhe procedurat e regjistrimit të studentëve të rinjë nga Lugina e Preshevës.”