Kalo te lënda

Krerët serbë takohet me Catherine Ashton të hënën

uten navnPresidenti Nikoliq, kryeministri Daçiq dhe nënkryetari i qeverisë, Vuçiq, pas një kërkese që i kanë bërë ndërmjetëses së BE-së në dialog me Prishtinën, Catherine Ashton, të hënën, më 11 mars do të takohen me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, deklaroi zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiç.

Kocijançiç theksoi se Ashton javën e ardhshme do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Sipas Kocijançiç, ndërmjetësja, baronesha Ashton është e lumtur që do të takohet me krerët serbë, si dhe me Hashim Thaçin dhe liderët e partive në Prishtinë, më 14 mars. Rundi i ardhshëm i dialogut dhe takimit të Thaçit, Daçiqit dhe Ashtonit në Bruksel, sipas paralajmërimeve, do të mbahet më 20 mars.

Lini një koment