Kalo te lënda

Jahjaga u takua me Nadire Didën dhe Nexhmije Pagarushën

fotoPresidentja Atifete Jahjaga vizitoi të premten në shtëpinë e saj veteranen e arsimit, zonjën Nadire Dida. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja vlerësoi lart punën dhe angazhimin e madh të mësueseve të para në Kosovë, të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në emancipimin e femrës përmes arsimimit dhe edukimit.

Jahjaga tha se mësueset e para, në mesin e të cilave edhe veteranja Nadire Dida, të cilat gjatë dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nuk kursyen mundin për të arsimuar gjenerata të tëra, dhe posaçërisht për të zhvilluar dhe avancuar pozitën e femrës në shoqërinë tonë.

Zonja Dida e falënderoi presidenten për vizitën dhe për kujdesin e shprehur dhe e përgëzoi për punën e saj në përfaqësimin e shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Jahjaga priti në zyrën e saj edhe Nexhmije Pagarushën./Indeksonline/

Lini një koment