Haradinaj i hapur edhe për Vetëvendosjen, Vetëvendosje e refuzon
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tashmë e ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit.
Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën parti në vend, përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen. Por, Haradinaj tha se nuk do të përfshihet në asnjë bllok opozitar, sikurse blloku i djathtë i propozuar muaj më parë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV.
Vetëvendosje shpejt ia ktheu përgjigjen AAK-së. Lëvizja e Albin Kurtit mendon se programet e Vetëvendosjes dhe AAK-së nuk përputhen në asnjë formë.
Duket sikur pjesëmarrja e AAK-së në bisedime, si dhe mospërkrahja e iniciativave të Vetëvendosjes në Kuvend, kanë shuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me AAK-në.