Kalo te lënda

Fatmir Limaj lirohet nga paraburgimi

fotoDeputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë Gjykata Supreme pas ankesës së tij. Ky vendim do të zgjasë deri më 24 prill.

Limaj ndodhej në paraburgim nga 24 nëntori.

Lini një koment