Kalo te lënda

Daçiq: Thaçi mund të shkoj në veri vetëm me armë

fotoHashim Thaçi në veri të Kosovës mund të vijë vetëm me armë, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiq ka thënë se pranuar gjendja faktike, e ajo është se Beogradi nuk ka pushtet në pjesë më të madhe të Kosovës, por Prishtina nuk e kontrollon një pjesë të territorit që e vlerëson të vetin.

“I kam thënë Thaçit që në veri mund të vije vetëm me armë dhe se, në rast se nuk e kupton që kjo do të sjellë destabilizim rajonal, atëherë ky është problem. Ne jemi të gatshëm që ta zgjidhim problemin e paralelizmave dhe vlerësojmë se propozimi i presidentit Nikoliq është shumë korrekt”, ka thënë Daçiq.

Lini një koment