BE nuk do të imponojë asgjë për Veriun
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen më shumë në thelbin e pushtetit lokal sesa në formën e asociacionit të komunave. Sipas tij, se si do duket ky asociacion, kjo varet nga dy palët e involvuar në bisedime, Prishtina dhe Beogradi. “Me zgjidhjen duhet të jenë të kënaqura të dyja palët, ne nuk do tu imponojmë asgjë”, tha Zhbogar për RTK-në.
Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të kenë një jetë normale. Ai tha se po e përcjellë më shqetësim shtimin e sulmeve që po ndodhin javëve të fundit në veriun e Mitrovicës.
“Ky është një indikator që diçka është duke ngjarë në dialog, dhe se ka njerëz që po bëhen nervoz që po bëhet normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kjo është mënyra që ata po e manifestojnë këtë. Por Policia e Kosovës, Eulex, dhe KFOR do bëjnë çdo gjë të normalizohet kjo gjendje. Si do që të jetë, ne i dënojmë këto sulme”.
Ai ka dhen mendimin e tij edhe për përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës për largimin e regjimit të vizave nga Komisioni Evropian.
“Komisioni Evropian duhet të jetë i rehatshëm që të i rekomandoj atyre shteteve që të ja rekomandoj regjimin për liberalizimin e vizave Kosovës. Duhet të bëhet më shumë në luftimin e korrupsionit e dukurive