Kalo te lënda

Ahtisaari “plus” nis me pesë vende shtesë për serbët

f_0308094836466_mAhtisaari “plus” do të niste së zbatuari me miratimin e mundshëm të shtimit të numrit të ulëseve për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, kanë pohuar burime ndërkombëtare të afërta me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ky propozim konsiston në shtimin e pesë vendeve për serbët në Kuvend.

Duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e miratimit të këtij propozimi, të njëjtat burime thonë se ideatori i kësaj ideje kishte këshilluar lidershipin kosovar që në pako, të fusin edhe pesë vende shtesë në Kuvend për diasporën shqiptare, shkruan “Tribuna”.

Ky ishte një propozim fillestar, sipas të cilit, Kuvendi në të ardhmen do t’i kishte 130 ulëse dhe jo 120 sa ka aktualisht. Mirëpo, së fundit, ka dalë edhe ideja tjetër Kuvendi t’i ketë 140 ulëse.

Por nuk është sqaruar nëse këto 10 ulëse tjera shtesë mendohet të ndahen sipas votave të fituara në zgjedhje, apo edhe prej tyre do të propozohet ndonjë pesëshe për komunitetet jo serbe.

Në të gjitha variantet, ky propozim do të nënkuptonte nevojën për ndryshime kushtetuese. Andaj, projektuesit e idesë kanë menduar që atë si propozim ta fusin në kuadër të agjendës së liderëve politikë për reformën zgjedhore.

Lini një koment