I bie shtylla e portës, vdes 11 vjeçari
Një fëmijë i moshës 11 vjeçare humbi jetën sot në mesditë derisa ishte duke luajtur me shokë në oborrin e shkollës “Rilindja” në fshatin Keqekollë.
Rasti tragjik ndodhi, kur viktimës F.A i ra mbi gjoks shtylla e portës e cila nuk ishte e vendosur siç duhet nga kompania e cila e ka rregulluar këtë fushë sporti, raporton Klan Kosova.
11 vjeçari nga goditja që morri në gjoks vdiq rrugës derisa po e dërgonin në QKUK.