Kalo te lënda

Haradinaj i hapur edhe për Vetëvendosjen, kjo e refuzon

fotoLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tashmë e ka përjashtuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PDK-në e Hashim Thaçit. Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me secilën parti në vend, përfshirë këtu edhe “Vetëvendosjen”. Por, Haradinaj tha se nuk do të përfshihet në asnjë bllok opozitar, sikurse blloku i djathtë i propozuar muaj më parë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV-ja.

E LDK-ja, e cila i pati ftuar të gjitha partitë politike të krahut të djathtë në Kosovë që të bëhen bashkë, në mënyrë që ta luftojnë keq qeverisjen, vazhdon të ketë të hapur derën për të gjithë. Por, Vetëvendosje shpejt ia ktheu përgjigjen AAK-së. Lëvizja e Kurtit mendon se programet e Vetëvendosjes dhe i AAK-së nuk përputhen në asnjë formë.

Duket sikur pjesëmarrja e AAK-së në bisedime, si dhe mos përkrahja e iniciativave të Vetëvendosjes në Kuvend, kanë shuar çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me AAK-në./Indeksonline/

Lini një koment