Kalo te lënda

E tmerrshme: I lidhte vajzat e mitura dhe i dhunonte

f_0307225316391_mQytetarët e Bosnjës dhe Herceovinës janë tmerruar nga historia e babait nga Liskovaci tek Cazini, në veriperëndim të vendit, i cili tetë vite rreshta i ka keqtrajtuar seksualisht tri vajzat e tij të mitura.

Policët e Cazinit e arrestuan boshnjakun 47-vjeçarin, baba i pesë fëmijëve, pasi atë e lajmëroi vajza më e madhe e cila tash është e martuar dhe jeton në rajonin e Kladushës së Madhe.

Prokurori kompetent është duke hetuar rastin, ndërsa siç shkruan Dnevni Avaz, deklaratat i kanë dhënë fëmijët, por jo edhe nëna e tyre. Babai maniak po mbrohet me heshtje.

Fqinjët e tyre thonë se vajza e ka lajmëruar babën për të mbrojtur motrën e mesme. Vajza e madhe ishte përdhunuar nga i ati që nga viti 2005 e deri në vitin 2008, duke e kërcënuar me forcë fizike dhe duke e lidhur me litar për shtrati.

Vajzën e vogël e kishte përdhunuar në mënyrë të njëjtë në vitin 2011 dhe 2012. Vajzën e mesme ka tentuar disa herë ta përdhunojë, për çka ajo ka ikur nga shtëpia.

Është tragjike që nëna e vajzave e dinte se çfarë po bënte burri i saj përbindësh, por ka heshtur gjatë gjithë kohës. Pas arrestimit të burrit, ajo përfundoi në spitalin kantonal. /Telegrafi/

Lini një koment