Kalo te lënda

Zvicra nuk u jep pensione kosovarëve me “shtetësi

PensionistNeglizhenca e autoriteteve kosovare për të miratuar legjislacionin e duhur i ka futur në telashe mijëra punëtorë kosovarë që kanë punuar në Zvicër, e që tash janë të pensionuar.

Kjo për faktin se autoritetet zvicerane kanë vendosur që marrëveshja për sigurimet sociale, e cila është e vlefshme për Serbinë, të mos gjejë më zbatim për qytetarët me përkatësi kosovare. Zyra Federale për Sigurimet Sociale në Zvicër nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se kosovarët nuk mund t’i marrin më pensionet duke shfrytëzuar shtetësinë e supozuar të dyfishtë – kosovare dhe serbe, shkruan Tribuna.

“Zvicra e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ka krijuar realitetin sipas të cilit qytetarët e shtetit të ri njihen si kosovarë dhe që nga autoritetet përgjegjëse të sigurimeve sociale të Zvicrës të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë”, thuhet në komunikatën e autoritetit zviceran, të cilën e ka publikuar albinfo.ch.

Zyra federale zvicerane ka shpjeguar se personat të cilët me rastin e shtrimit të kërkesës për pension prezantojnë përkatësinë shtetërore kosovare, do të trajtohen si të tillë. Dëshmitë e mëvonshme plotësuese lidhur me gjoja shtetësinë e tyre paralele serbe, thuhet se parimisht nuk do të pranohen.

Lini një koment