Kalo te lënda

Thaçi: Do të krijohet Asociacioni i komunave serbe në veri

f_0225103333189_mKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por sipas tij, ky Asociacion do të jetë në përputhshmëri të plotë me Pakon Ahtisaarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për RTK dhënë në Seul, kryeministri tha se do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë si dhe do të ketë zgjedhje të lira.

Lini një koment