Kalo te lënda

Të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, ende të lirë

fotoTë dënuarit në rastin “Bllaca 2”, ende vazhdojnë të jenë të lirë, që nga dita kur nuk u paraqitën në seancë. Ka 64 ditë që Policia po kërkon Shpresim Ukën, Driton Hajdarin dhe Bekim Sylën të dënuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim-vrasjen e Adem Salihajt.. Që të tre janë të dënuar me gjithsej 34 vjet burgim, por vazhdojnë të jenë të lirë, transmeton KTV.

Urdhërarresti i gjykatës vazhdon të jetë në fuqi, e Policia thotë se në baza ditore po angazhohet për gjetjen e të dënuarve, por deri tash pa sukses. I dënuari maksimal në këtë rast, Shpresim Uka që nga atëherë nuk ka kontaktuar as me avokaten e tij.

Ajo beson në pafajësinë e klientit të saj, për të cilin thotë se pavarësisht moskontaktit, do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit. Por, mbrojtja, me gjithë skadimin e të gjitha afateve, nuk e ka pranuar aktgjykimin e shkruar. Kjo premtohet se do të bëhet brenda pak ditësh nga EULEX-i./Indeksonline/

Lini një koment