Kalo te lënda

Samarxhic: Pushteti serb hoqi dorë nga Kosova

f_0225235118790_mNënkryetari Partisë Demokratike Serbe të Serbisë (DSS), Slobodan Samarxhic ka porositur sot se qeveria dhe pushteti serb përfundimisht dhe në tërësi e kanë pranuar dorëzimin e Kosovës, për hir të marrjes së datës për negociata me Bashkimin Evropian.

“Kjo është vetëm një karotë e kalbur (data për negociata për anëtarësim në BE v.j.) të cilën po ua tregojnë para syve të qeverisë dhe pushtetarëve të Serbisë, kurse ata verbërisht po e ndjekin, me shpresë se një ditë do ta kapin… Qeveria jonë me shpejtësi po u përgjigjet kërkesave të Prishtinës dhe Brukselit, të gjitha këto me qëllim që në një periudhë të shkurtër t’i plotësojë të gjitha kushtet shtesë, që i janë shtruar Serbisë për të fituar datën e negociatave për anëtarësim në BE “, ka thënë Samarxhic.

Samarxhic ka thënë se kryeministri serb, Ivica Dacic nuk e ka informuar opinionin as Kuvendin e Serbisë lidhur me takimin e fundit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe se për këtë takim në Serbi janë plasuar informacione kundërthënëse

Ai ka thënë se me tregimin për asociacionin e komunave serbe në veri po i “hidhet hi syve” opinionit, duke thënë se me këtë krijohet përshtypja sikur Qeveria po lufton për një lloj autonomie të serbëve në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Lini një koment