Ramush Haradinaj merr Çmimin “Nderi i Qarkut të Beratit”
Të martën, më 26 shkurt, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, do të qëndrojë në Berat (Shqipëri), ku nga Qarku i qytetit të Beratit do të nderohet me Çmimin “Nderi i Qarkut të Beratit”.
Në orën 10:00, kryetari Haradinaj do të pritet nga Këshilli i Qarkut të Beratit, ndërsa në orën 11:00, do të mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit “Nderi i Qarkut të Beratit”.
Në orën 14:00, kryetari Haradinaj do të vizitojë Kalanë e Beratit.