Kalo te lënda

Përfundimisht, suspendohen 11 policë

fotoSi rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe EULEX–it, lidhur me ngjarjen e ndodhur me 7 janar 2013, gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar në janar dhe shkurt të këtij viti në pritje deri në përfundim të hetimeve.

Me kërkesë të Prokurorisë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë edhe pesë zyrtarë të Njësitit Special Operativ të cilët janë suspenduar me pagesë më 21.02.2013.
Në total lidhur me këtë rast deri tani janë suspenduar 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe EULEX-in gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me këtë rast.

PK siguron opinionin se është e përkushtuar që t`i ndërmerr të gjitha masat e parapara ligjore kurdoherë që dyshohet se pjesëtarët e saj bien ndesh me ligjin./Indeksonline/

Lini një koment